Zyra për udhëheqje me librat e gjendjes civile (në tekstin e mëtejmë Zyra) është themeluar në përputhje me nenin 1 të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Regjistrin e gjendjes civile (Gazeta Zyrtare No.98 / 08), e cila ka hyrë në fuqi më 12 gusht të vitit 2008 , si organ brenda Ministrisë së Drejtësisë me status të personit juridik. Përgjegjësia kryesore e Zyrës në bazë të këtij ligji është udhëheqja me regjistrat e lindjeve, martesave dhe vdekjeve (manuale dhe formë elektronike), mbrojtjen dhe rruajtjen e tyre, lëshimin e çertifikatave, çertifikatave të lindjes, transkriptave dhe kopjeve të bazuara në librave e gjendjes civile, udhëheqjen e procedurës dhe përpilimin e të dhënave për një fëmijë të gjetur, rikuperimin e librave të gjendjes civile, të dëmtuar ose të humbur.
Në regjistrat e lindjeve, martesave dhe vdekjeve evidentohen të dhënat në lidhje me regjistrimin e lindjeve, martesave dhe vdekjeve të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, pa marrë parasysh nëse ata jetojnë apo jo në vend, si dhe të dhënat në lidhje me regjistrimin e lindjeve, martesave dhe vdekjeve të të huajve dhe personave që nuk kanë shtetësi të Republikës së Maqedonisë dhe që kanë ndodhur në territorin e Republikës së Maqedonisë. Zyra për udhëheqje me librat e gjendjes civile drejtohet nga Drejtori, me mandat prej katër vjetësh i cili emërohet dhe shkarkohet nga Qeveria me propozimin e Ministrit të Drejtësisë.
Organizimi
Zyra për udhëheqje me librat e gjendjes civile ,sipas Rregullores për organizimin e brendshëm, është e organizuar në tre sektorë, si më poshtë:
– Sektori për punë administrative dhe mbikëqyrëse,planifikim dhe analizë të gjendjes civile, që përbëhet nga 4 departamente (Departamenti për trajtimin e çështjeve administrative, Departamenti për detyra projektuese, planifikim dhe analiza si dhe bashkëpunim ndërkombëtar, Departamenti për mbikëqyrje të gjendjeve civile dhe komunikim me Ministrinë e Brendshme dhe organe të tjera shtetërore dhe institucionale, Departamenti për çështje normative – juridike dhe çështje administrative), 8 departamente rajonale, 26 zyrat rajonale të departamenteve për udhëheqje me librat e gjendjes civile dhe 239 zyra lokale për udhëheqje me librat e gjendjes civile.;
– Sektori për çështje financiare, i cili përbëhet nga 4 departamente: Departamenti për koordinimin e buxhetit, Departamenti për kontrollë të buxhetit, Departamenti i kontabilitetit dhe pagesave dhe Departamenti i prokurimit publik.
– Sektori i teknologjisë informative,i cili ka 2 njësi në strukturën e saj: Departamenti për Administrimin e Sistemit dhe Rrjetit dhe Departamenti për zhvillimin dhe mbështetjen softuerike..
Brenda strukturës organizative të Zyrës, ekzistojnë edhe dy departamente: Departamenti për menaxhim të burimeve njerëzore dhe Departamenti për revizion të brendshëm.
TË DHËNA TË SHKURTËRA MBI KOMPETENCAT E TË TRE SEKTORËVE
Organogrami i Zyrës për udhëheqje me librat e gjendjes civile