Filloi realizimi i procesit të dhënies së certifikatave të lindjes nga regjistrat e lindjes, për personat deritani të paevidentuar!
- Home
- Filloi realizimi i procesit të dhënies së certifikatave të lindjes nga regjistrat e lindjes, për personat deritani të paevidentuar!
Filloi realizimi i procesit të dhënies së certifikatave të lindjes nga regjistrat e lindjes, për personat deritani të paevidentuar!
Filloi realizimi i procesit të dhënies së certifikatave të lindjes nga regjistrat e lindjes, pasi në qershor të këtij viti Kuvendi i miratoi ndryshimet në Ligjin për të dhënat e lindjes, të cilat duhet të mundësojnë zgjidhjen e të gjitha rasteve të njohura të pa-shtetësisë, mirëpo edhe çdo fëmijë i lindur në vend të marrë certifikatë lindje pas lindjes pa marrë parasysh nëse prindërit janë pa dokumente ose pa nënshtetësi.
Nga sot kanë marrë certifikata dhjetë persona dhe një numri të madh iu janë dhënë udhëzime se cilat dokumente duhet t’i dorëzojnë që të mund të marrin numër amë (numër identifikimi siç e kanë pasur deri më tani) dhe kështu më tej të kenë mundësi për sigurim shëndetësor, hapje të llogarisë së transaksionit dhe marrjen e shtetësisë.
Procesi ka filluar sipas Planit të Veprimit. Janë regjistruar 540 persona që nuk kanë certifikatë lindjeje. Tek ata që kishin më shumë dokumente, procesi shkonte më lehtë ndërsa qindrave të tjerë iu dhanë udhëzime se cilat dokumente duhet t’i nxjerrin. Planifikohet që deri në fund të Shtatorit ky proces do të përfundojë.
Me ndryshimet e reja ligjore, çdo fëmijë i lindur në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka të drejtë të regjistrohet në librin amë menjëherë pas lindjes dhe jo më vonë se 45 ditë nga dita e lindjes së fëmijës, pavarësisht nënshtetësisë dhe statusit personal të prindërve. Gjithashtu, një fëmijë, prindërit e të cilit janë të panjohur ose janë me nënshtetësi të panjohur apo nuk kanë nënshtetësi , fëmija regjistrohet në librin amë në vendin ku ka lindur ose është gjetur.
Nga UNHCR, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët e kanë përkrahur miratimin e ndryshimeve ligjore duke e vlerësuar atë si hapin e fundit në një seri masash që autoritetet i kanë marrë për të parandaluar dhe për të zgjidhur pa-shtetësinë.