Lokacionet e Zyrës për udhëheqje me librat e gjendjes civile
Të nderuar,
Institucioni kompetent për lëshimin e çertifikatave të lindjes dhe çertifikatave të dhënave të gjendjes civile për qytetarët e Republikës së Maqedonisë është Zyra për udhëheqjen me librat e gjendjes civile – Ministria e Drejtësisë.
Me qëllim të harmonizimit të Ligjit për evidentimin e librave të gjendjes civile dhe Ligjit për organizimin territorial të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë, mbajtjen e regjistrave prej 01.01.2011 përcakton 178 njësi. Qëllimi i përcaktimit të njësive për udhëheqje me librat e gjendjes civile është funksionimi më efikas i tyre bazuar në parimet për shërbim ndaj qytetarëve, efikasitet dhe ekonomik.
Si rezultat, ajo përcakton 178 njësi në të cilat regjistrat e lindjeve dhe regjistrat e vdekjeve të udhëhiqen në vendbanimet gjegjëse. Gjithashtu përcaktohen edhe 178 vendbanime në të cilat do të udhëhiqet me regjistrat e lidhjeve martesore.
Informacionet mbi lokacionet e njësive për udhëheqje me librat e gjendjes civile për çertifikatat e lindjeve,vdekjeve dhe lidhjeve martesore mund të merren në Zyrën për udhëheqje me librat e gjendjes civile ose duke shkarkuar Vendimin për njësi të reja.
Vendimi i mësipërm përmban shtesa që mund të shkarkoni:
(Vendimi plotësues 1),
(Vendimi i ndryshuar 2),
(Vendimi Suplementar 3),
(Vendimi i ndryshuar 4),
(Vendimi plotësues 5),
(Teksti i pastruar),
(Vendimi plotësues 6),
(Vendimi i ndryshuar 7),
(Vendimi i ndryshuar 8).
(Teksti i pastruar),
(Vendimi i ndryshuar 9),
(Vendimi i ndryshuar 10)
(Vendimi i ndryshuar 11).
Qytetarë të nderuar,
Ju informojmë se në bazë të ndryshimeve të Ligjit për Evidentimin e gjendjes civile (Gazeta zyrtare numër 98/08) prej 1.01.2010, filloi me punë Zyra për udhëheqje me librat e gjendjes civile si organ në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, me status të personit juridik.
Që nga 1 Janari 2010-tës, përgjegjësia për mbajtjen e shënimeve dhe lëshimin e çertifikatave të lindjeve, martesave dhe çertifikatës dhe vdekjeve, në pajtim me Ligjin për Evidentimin e gjendjes civile, e cila deri më tani kishte qenë nën juridiksionin e Ministrisë së Brendshme, do të menaxhohet nga Zyra për udhëheqje me librat e gjendjes civile përmes 8 departamenteve rajonale, 26 zyrave rajonale dhe 239 zyrave lokale në vendbanimet rurale
MË SHUMË INFORMACION PËR NJËSITË RAJONALE DHE ZYRAVE RAJONALE
Gjithashtu, ju lutem vini re se llogaria bankare nga 01.01.2010 ku do të kryhet pagesa për shërbimet e ofruara nga Zyra për udhëheqje me librat e gjendjes civile në formën PP50 është si vijon:
Emërtimi i pranuesit: Llogaria e thesarit
Banka e pranuesit: Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë (NBRM)
Llogaria rrjedhëse: 100000000063095
Llogaria e përdoruesit buxhetor – numri i përdoruesit:
0700361360-631-10
Shifra rrjedhëse dhe programi: 724149-20
Qytetarët mund të marrin më shumë informacione nëpërmjet adresës elektronike: contact@uvmk.gov.mk
Me respekt,
Ministria e Drejtësisë
Zyra për udhëheqje me librat e gjendjes civile